Dubua humb një shumë të madhe në zbritjet tatimore dhe sigurimet kombëtare

Oleksandr Usyk mund të humbasë një shumë marramendëse nga paratë e tij menjëherë pas fitores së tij me nokaut ndaj Daniel Dubua-s.

Usyk, 38 vjeç, hyri në përballje për titullin e padiskutueshëm të peshave të rënda me një rekord profesional të patëmetë, ndërsa Dubua, 27 vjeç, kishte pësuar më parë një humbje me nokaut kundër ukrainasit në gusht 2023, si dhe kishte provuar humbjen kundër Xho Xhojsit në vitin 2020. Por klasa e veteranit shkëlqeu në raundin e pestë kur një dorë e majtë e la britanikun të paaftë të vazhdonte.

Sipas Daily Express, të dy boksierët do të shohin bilancet e tyre bankare të rriten ndjeshëm. Edhe pse nuk është konfirmuar, janë bërë vlerësime që sugjerojnë se Usyk do të marrë në shtëpi rreth dy të tretat e fondit me një pagesë prej 100 milionë paund, ndërsa Dubua do të marrë 50 milionë paund – një rekord në karrierën e londinezit.

“The Mirror” raporton se Dubua pritet të humbasë rreth gjysmën e shumës së tij për shkak të zbritjeve tatimore dhe të sigurimeve kombëtare. Pretendohet se britaniku do të duhet të paguajë rreth 23.6 milionë paund taksa.

LEXO EDHE:

Back to top button