Duka: Nuk e di se kush nga Italia, Spanja apo Kroacia do të mbetet jashtë

Kombëtarja e Shqipërisë është pozicionuar në grupin B, ku së bashku me “iberikët” e Spanjës, vendi i 3-të i Botërorit të Katarit, Kroacia, si dhe Italia, kampione e Evropës në fuqi.

“Short i vështirë, por të jemi optimist.Nuk besoj se ka grup të lehtë dhe ekipe të dobëta, ndaj edhe quhet turne final Europian. Këtu vijnë skuadrat më të mira, ndaj nuk mund të nisesh nga shorti, por të jesh gati për të bërë më të mirën. Unë dua të falënderoj futbollistët, stafin, trajnerin Sylvinho dhe tifozët, që e sollën Shqipërinë në Evropian. Ta shijojmë këtë sukses dhe të përgatitemi për finalet e Evropianit, ku do të provojmë të bëjmë më të mirën. I fortë bëhesh duke fituar me të fortët, ndaj ne këtë do ta provojmë në Europian,” ishin fjalët e para të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

 

“Nuk kam kërkuar Serbinë, por nga vazoja e katërt mendoja se ata ishin një skuadër më e përshtatshme se Italia dhe Zvicra. E hapim Evropianin me Italinë, ku shpresojmë të kemi djemtë në formë të mirë dhe të bëjmë më të mirën. Uroj dhe vazhdojmë të besojmë që do të kalojmë grupin. Nuk e di kush nuk do të kualifikohet nga ato të treja,” thekson Duka.

 

“Përderisa e thonë ata, do të thotë që llogarisin edhe Shqipërinë si kundërshtar të fortë. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të bëjmë më të mirën. Janë të gjitha ndeshje për t’u luajtur dhe për t’u shijuar. Unë kam shumë besim që do të ketë mbështetje të madhe për Shqipërinë, por nuk do të jenë më të paktë edhe italianët. Unë uroj që Italia ta nisë ndeshjen lehtë”, u shpreht presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit.

LEXO EDHE:

Back to top button