Durmishi: Publikohen dy thirrje publike për vetëpunësim

Durmishi: Publikohen dy thirrje publike për vetëpunësim

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi së bashku me drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Selajdin Beluli, njoftoi hapjen e thirrjes publike për Planin Operativ të Punësimit për vitin 2025, i cili synon të mbështesë vetëpunësimin e qytetarëve të papunë të regjistruar në Agjencinë e Punësimit. Ata u shprehën se thirrja publike synon të inkurajojë të gjithë të interesuarit që kanë ide ose aftësi për të filluar biznesin e tyre.

“Masa e parë është e dedikuar për persona mbi 29 vjeç dhe ofron mbështetje financiare në shumë prej 430 mijë e 500 denarë për themelimin e biznesit të ri, në raste specifike për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, ofrohet mbështetje shtesë deri në 250 mijë denarë. Masa e dytë është e projektuar për të rinjtë deri në 29 vjeç, të cilët kanë mundësi të marrin mbështetje deri në 615 mijë denarë për krijimin e biznesit të tyre”, tha Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

“Procesi i përzgjedhjes zhvillohet nëpër disa faza dhe synon të mbështesë idetë, planet më të mira të biznesit që çojnë në biznese të qëndrueshme. Zbatimi i vetë programit fillon me thirrje publike drejtuar personave të papunë për të marrë pjesë në program, pas së cilës personat e interesuar paraqiten në qendrën kompetente të punësimit dhe plotësojnë pyetësor. Bazuar në rezultatet e pyetësorit të plotësuar, përgatitet listë e pjesëmarrësve për fazën tjetër”, u shpreh Selajdin Beluli, Drejtor i Agjencisë së Punësimit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button