Dushan Vlahoviç në Munih, Bajerni nis bisedimet

Dushan Vlahoviç ka braktisur kombëtaren e vendit të tij në prag të ndeshjeve eliminatore “Euro 2024” për shkak të një tjetër dëmtimi. Ky është dëmtimi i pestë sezonal për sulmuesin 23-vjeçar, që pritet të lërë skuadrën e Juventusit.

Në 63 ndeshje me fanellën bardhezi, ai realizoi 23 gola, duke mos dhënë atë që pritej, ndaj largimi i tij duket i paevitueshëm. Për më tepër që Juventus do të luajë në Ligën e Konferencës sezonin tjetër, ndaj duhen bërë sakrifica financiare dhe serbi është “kurbani”.

Sipas mediave italiane, menaxheri i Vllahoviçit ka udhëtuar drejt Munihut, për të diskutuar me drejtuesit e rinj të Bajernit për transferimin e tij në Bundesliga. Juventusi pagoi 80 milionë për ta marrë nga Fiorentina (70 cash plus 10 bonus), ndaj nuk dëshiron ta shesë lojtarin nën këtë shifër.

Klubi bavarez ka konfirmuar interesimin dhe faktin se mund të paguajë 100 milionë euro për një sulmues, por synon të jetë ai i duhuri. “Po kërkojmë një sulmues dhe jemi në rrugën e duhur”, tha presidenti i Bajern Mynih, pa bërë emra. Pritet që marrëveshja të mbyllet për 80 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button