Dwayne Johnson përjeton një përplasje dramatike avioni: “Mendova se ishte fundi”
Dwayne Johnson përjeton një përplasje dramatike avioni: "Mendova se ishte fundi"

DWAYNE Johnson, aktori më i paguar i vitit 2024 , përjetoi një moment dramatik në ajër që e detyroi të anulonte një udhëtim në Teksas, ku supozohej të merrte pjesë në një ngjarje sportive të ligës së re të futbollit amerikan – United Football League (UFL).
Në profilin e tij në Instagram, aktori 52-vjeçar tregoi përvojën e tij të një fluturimi që shkoi keq. Përkatësisht, ai po fluturonte me një avion privat nga Hawaii, kur pas 40 minutash fluturim, piloti iu afrua me një shprehje serioze në fytyrë. “Piloti u gjunjëzua para meje, më shikoi në sy dhe më tha: “Zoti Johnson, më falni, por ne nuk mund të vazhdojmë fluturimin përtej oqeanit. Kemi një problem dhe duhet të kthehemi në Honolulu”, rrëfen Johnson.
View this post on Instagram
“E përjetova këtë si një shenjë”
Piloti, të cilin ai e identifikoi si kapiten David, i shpjegoi atij se ishte një problem me hidraulikën dhe mbinxehjen, gjë që nuk ishte diçka për të rrezikuar mbi Oqeanin Paqësor. “Unë jam mirënjohës që ai na solli në tokë të sigurt. E mora këtë si një shenjë nga Zoti dhe universi për të ndaluar dhe menduar,” shtoi ai.
Rock pranoi gjithashtu se sa stresues ishte fluturimi, veçanërisht për shkak të turbullirave që ishin aq të forta sa pijet dhe bagazhet fluturuan nëpër aeroplan. Në atë moment, thotë ai, po mendonte për gjërat që ishin vërtet të rëndësishme për të në jetë. “Të gjithë kemi përjetuar turbulenca, por kjo ishte e çmendur. Dhe sigurisht që ju thoni: “Kjo është? Kështu po largohem?”, pranoi ai sinqerisht.
“U bë e qartë për mua se çfarë është e rëndësishme në jetë”
Në stilin e tij tipik nuk i ka munguar aspak humori, duke treguar sesi një stjuardesë e ka pyetur nëse kishte nevojë për ndonjë gjë dhe ai u përgjigj: “Kam nevojë për një Tereman të dyfishtë!”, duke iu referuar markës së tij të tekilës.
“Isha ulur vetëm, me një pije në dorë dhe gjithçka m’u bë e qartë – çfarë ishte e rëndësishme dhe çfarë jo. Kam pasur një nga ato momente”, përfundoi aktori, duke theksuar se tashmë do ta vlerësonte edhe më shumë jetën dhe atë që vërtet ka vlerë.
Arriti sukses të madh
Për kujtesë, Dwayne The Rock Johnson zuri vendin e parë në mesin e aktorëve më të paguar vitin e kaluar, me fitime prej 103 milionë dollarë bruto, ose 88 milionë dollarë neto. Marrëveshja e tij e madhe për filmin Red One në Amazon është me vlerë 50 milionë dollarë, dhe ai gjithashtu fitoi një shumë të majme me Moana 2.