Dy data të reja për fillimin e sezonit në NBA

Për shkak të pandemisë “Covid 19”, zhvillimi i plej ofit në Diznilend dhe përfundimi i vonshëm i sezonit të kaluar (11 tetor), e vendosin NBA-në në një situatë të vështirë për të planikfikuar sezonin e ardhshëm. Data e para e fillimit të sezonit që do tu propozohet basketbollistëve është 22 dhjetori, për të cilën Lidhja e Basketbollit e konsideron si të hershëm. Me planin e parë, në fillim të muajit të ardhshëm do të nisin përgatitjet dhe çdo ekip do të zhvillojë 72 ndeshje në pjesën e rregullt, ndërsa plej offi do të nis më 22 maj dhe do të kryej më 22 korrik, një ditë para fillimit të Lojrave Olimpike në Tokio.

Propozimi i dytë është fillimi i sezonit më 18 janar, që do të thot se ekipet do të nisnin përgatitjet nga 28 dhjetori dhe do të zhvilloheshin 60 ndeshje, ose 22 më pak se ajo “normale”, por ekipet do të kishin 24 ditë të ndeshjeve të ndërlidhura që zhvillohen dita pas dite. Plej offi do të niste më 28 qershor dhe do të përfundonte më 21 ose 23 gusht.

Drejtuesit e NBA-s kërkojnë që sezoni të nis para festave të fundvitit, ndërsa basketbollistët kërkojnë që ajo të nis pas Vitit të Ri.

LEXO EDHE:

Back to top button