Dy ditë pushim, para sfidave të çerekfinales

Sot do të jetë ditë pushimi në Kampionatin Botëror. Pak kohë për tifozët e futbollit që t’i pushojnë sytë e tyre. Kampionati Botëror 2022 ka mësuar tashmë edhe skuadrat çerekfinaliste, me Portugalinë si e fundit që siguroi biletë për fazën tjetër.

Holanda, Argjentina, Anglia, Franca, Kroacia, Maroku, Brazili e Portugalia janë skuadrat që do të luajnë në fazën çerekfinale. Megjithatë, para kësaj sfide, kombëtaret do të kenë dy ditë pushimi, më 7 dhe 8 dhjetor.

Sfidat e Botërorit do të kthehen të premten, me ndeshjet Kroaci – Brazil dhe Holandë – Argjentinë.

LEXO EDHE:

Back to top button