Dy fëmijë midis të vdekurve në aksidentin e rëndë në Slloveni

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, një i rritur dhe dy fëmijë kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë në autostradën A1 afërsi të Unecit në Slloveni. Viktimat janë me prejardhje nga fshati Zhitinen, Komuna e Qendër-Zhupës, ndërsa jetonin në Ravena të Italisë.

Në makinën e aksidentuar ishin 5 persona, përkatësisht prindërit me fëmijët e tyre dhe nëna e shoferit. Sipas informacioneve zyrtarë të policisë sllovene, tre personat ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 2 të lënduar u dërguan për trajtim spitalor. Sipas informacioneve paraprake një automjet transportues për shkak të defektit ishte ndaluar pranë autostradës kur makina goditi pjesën e pasme të tij. Autoritetet kanë bërë të ditur se vazhdojnë hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit fatal.

LEXO EDHE:

Back to top button