Dy fëmijë të vrarë dhe 16 persona tjerë të plagosur nga një sulm me thikë në Kinë

Dy fëmijë janë vrarë kurse 16 persona tjerë janë lënduar në një sulm me thikë në një kopsht të fëmijëve në qytetin kinez Beili, bëjnë  të ditur autoritetet lokale. Sulmuesi është një 24-vjeçar, të cilin policia e ka identifikuar sipas mbiemrit Zeng e që ka përfunduar i arrestuar.

Cak i sulmit ishin edhe edukatoret dhe fëmijët gjatë pushimit 15 minutësh, raporton ABC News duke u thirrur në agjencinë kineze të lajmeve Sinhua.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale në Kinë, shihen fëmijët e përgjakur duke qarë – derisa disa tjerë qëndrojnë të shtrirë në tokë.

Autoritetet nuk e kanë zbuluar motivin e sulmit, kurse mediat në Hong Kong raportojnë se i dyshuari kishte probleme martesore dhe ishte në prag të procesit të shkurorëzimit – dhe se në kopshtin e fëmijëve ka punuar pikërisht ish-gruaja e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=eSciCDmQ9nQ

LEXO EDHE:

Back to top button