Dy futbollist të Shqipërisë në Top 10-in e Seria A

Portali i mirënjohur i sportit, ‘Goal.com’ ka publikuar formacionin e javës së kaluar, të 36-tës në Serie A. Në mesin e 11 futbollistëve të përzgjedhur, janë edhe dy lojtarë shqiptarë, pjesë e kombëtarës së Shqipërisë.

Porta ka emrin e Etrit Berishës, i cili priti penalltinë e Insinje ndaj Napolit. Përpara tij, në qendër të mbrojtjes së këtij formacioni ka vend edhe për Berat Gjimshiti. Ai spikati në javën e 36-të të Serie A, teksa shënoi gol ndaj Spezia. Vlerësimet e “Goal.com” për dy kuqezinjtë tanë:

BERISHA – Pret një penallti të goditur nga Insinje dhe me pritjet e tij pengon Torinon ta kushtëzojë humbjen 1-0 ndaj Napolit, me një lojë dukshëm pasive karshi kundërshtarit.

GJIMSHITI – Shënoi një gol shumë të rëndë ndaj Speciz-s dhe e ktheu Atalantën në pozicionet e dobishme për një vend në Evropë. Përveç kësaj, garanton punën e zakonshme të mbulimit dhe frenimit të sulmeve kundërshtare pranë zonës së penalltisë së Atalantës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button