Dy garat e radhës janë vendimtare për fatin në gjysmën e dytë të sezonit

Te Ferrari mezi presin dy garat e ardhshme të Formula 1, sepse në pistat e “Spielberg” dhe “Silverston” ndoshta do të përcaktohen konturet e performancës që SF-25 do të shfaqë në pjesën e dytë të sezonit.

 

Në Austri, “kokëkuqja” do të ketë një shasi të re, që sipas inxhinierëve në “Maranello”, do të zgjidhë disa nga problemet e deritanishme. Megjithatë, Frederik Vaseur nuk e ka konfirmuar mbërritjen e risive. Ai ka nënvijëzuar se sa e rëndësishme është të jesh në gjendje të “vendosësh gjithçka së bashku” në një pistë të shkurtër si “Red Bull Ring”.

 

“Pista e Spielbergut përfundon në pak më shumë se një minutë. Kjo do të thotë se boshllëqet janë shumë të vogla dhe se edhe disa të mijëtat mund të bëjnë një ndryshim të madh. Arritja për të bashkuar të gjithë elementët do të jetë thelbësore“, shpjegon Vaseur.

 

“Fakti që shtatë nga dhjetë kthesat janë djathtas, kombinuar me ndryshimet e rëndësishme në pjerrësi, e bën sfidën edhe më të vështirë. Ne kemi punuar intensivisht në Maranello me qëllim kombinimin e të gjithë faktorëve të nevojshëm për të pasur performancën më të mirë”, shtoi francezi.

 

“Sharlli, Luisi dhe i gjithë ekipi janë të vendosur të bëjnë më të mirën në një pistë që shpesh prodhon një nga garat më spektakolare të sezonit“, përfundoi shefi i Ferrarit, Frederik Vaseur.

LEXO EDHE:

Back to top button