Dy her radhazi fiton lotarinë brenda pak dite, prokuroria mbyll gjitha çështjet e ngritura

Një person që kishte fituar 3 milionë euro me dy bileta, në më pak se 15 ditë, është thjeshtë një njeri me shumë fat. Këtë thonë dhe autoritetet që hetuan atë që u konsiderua si një rastësi shumë e çuditshme.

Hetimi nisi nga Prokuroria Publike e Veronës, pasi braziliani kishte urdhëruar një transfertë bankare prej 800 mijë eurosh në llogarinë e tij rrjedhëse në një institucion kreditor brazilian. Më 4 shkurt, ai fitoi një milion euro me një biletë të marrë në zonën e Modenas, dhe më pas në 24 të të njëjtit muaj mori dy milionë të tjerë me një biletë të blerë në Verona.

“Unë ju thashë që nuk kisha mashtruar dhe se i kisha fituar rregullisht të gjitha ato para. Të shënosh dy herë në “Gërvisht dhe Fito” në një kohë kaq të shkurtër duket e pamundur, e di, as nuk e besova. Nuk jam mashtrues. Tani për tani, jeta ime nuk do të ndryshojë, unë do të punoj në ndërtim. Një pjesë të shumës që do të dërgoj në Brazil për të ndihmuar familjen time. Unë tashmë kisha rregulluar transferimin e 800 mijë eurove, por pastaj ata më morën gjithçka”, deklaroi 40-vjeçari.

LEXO EDHE:

Back to top button