Dy lojtarë braktisin kombëtaret, për t’u përgatitur për sfidën ndaj Çellsit

Liverpulli përgatitet për ndeshjen e radhës në Premier Ligë, atë ndaj Çellsit, një sfidë delikate për kryesuesit e kampionatit. Për këtë ndeshje, trajneri Arne Slot ka marrë dy lajme të mira. Sulmuesi egjiptian Mohamed Sallah dhe mbrojtësi holandez Virxhil Van Dijk i janë bashkuar më herët skuadrës së “Të Reds”.

Afrikani ka marrë leje nga Federata Egjiptiane, që e ka lënë të lirë të largohet. Ndërsa holandezi është larguar nga kombëtarja pasi nuk ka asnjë shans që të luajë në ndeshjen e radhës ndaj Gjermanisë. Ai mori karton të kuq në sfidën e fundit dhe është i pezulluar me një ndeshje.

Kështu, trajneri Slot do të ketë mundësi të punojë me të gjithë ekipin për këtë ndeshje delikate ndaj Çellsit. Skuadra londineze ndodhet në vendin e katërt në Premier Ligë.

LEXO EDHE:

Back to top button