Dy papagajë përfundojnë në gjyqin për çështje divorci

Dy papagajë përfundojnë në gjyqin për çështje divorci

Fotoja e dy papagajve në hyrje të gjykatës së Stambollit është bërë virale, për faktin se ata janë bërë pjesë e një gjyqi për çështje divorci.

Bashkëshorti ka kërkuar që në seancën e divorcit të jenë edhe dy papagajtë, të cilët sipas tij, tregojnë detaje për tradhtinë e pretenduar. “Hajde! Burri nuk është në shtëpi”, përsërisin zogjtë duke e bërë burrin të zbulojë tradhtinë e bashkëshortes së tij. Në këtë betejë ligjore, dy papagajtë janë futur në rolin e dëshmitarëve.

Me dy papagajtë në anën e tij, a do t’ia arrijë burri të bindë jurinë? Tashmë fjalën e fundit e kanë gjykatësit, pasi papagajtë folën.

Në Turqi, sipas Kodit Civil, divorci mund të kërkohet nga njëri ose të dy bashkëshortët. Ndër shkaqet e zgjidhjes së martesës përfshihet edhe tradhtia bashkëshortore.

LEXO EDHE:

Back to top button