Dy persona nga Struga arrestohen për gjueti pa leje

Dy persona nga Struga arrestohen për gjueti pa leje

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në fshatin Veleshtë të Strugës, janë privuar nga liria A.M.(32) dhe D.R.(21), të dy nga fshati Belica e Poshtme e Strugës, për gjueti të paligjshme.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

“Ata janë kapur në gjueti të paligjshme, në afërsi të zonës “Mali i Begut”, në afërsi të fshatit Delogozhdë, dhe gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Golf”, me të cilin transportoheshin, policiët gjetën dhe morën një pushkë për të cilën nuk kishin dokumente përkatëse dhe gjahun që kishin bërë”, thonë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button