Dy sfida në Champions, derbi në Paris

Sonte do të zhvillohen edhe dy përballje të tjera kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.Ditë më parë Porto dhe Borusia Dortmund siguruan  biletën e çerekfinales, ndërsa sonte mbeten të mësohen dy skuadrat e tjera.  Ndeshja më interesante është ajo mes PSZH-së dhe Barcelonës që zhvillohet në “Parkun e Princave”, me blaugranasit që synon përmbysjen ngase rezultati i ndeshjes së parë ishte 1:4 në të mirë të skuadrës franceze.

 

 

Nga ana tjetër, Liverpuli është nikoqir i Lajpcigut, edhe pse ndeshja zhvillohet në stadium neutral. “Reds” në ndeshjen e parë dolën fitues me rezultat 2:0 dhe shihen si favorit për t’u kualifikuar tutje. Të dy takimet nisin në ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button