Dy super ndeshje të çerekfinales në Ligën e Kampionëve

Sonte do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e radhës çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytetin spanjollë, në Madrid.
Real Madridi dhe Çellsi do të përballen në stadiumin “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.
Në takimin tjetër zhvillohet sfida në mes dy skuadrave italiane. Stadiumi “San Siro” është arenë e përballjes së parë me fillim nga ora 21:00. Ndeshjet kthyese janë përcaktuar të luhen pas dy jave, apo më saktësisht më 18 prill.