Dy të mitur akuzohen për vrasjen e 14 kangurëve në Australi

Policia australiane ka akuzuar dy djem adoleshentë për vrasjen e 14 kangurëve në një qytet bregdetar në jug të Sidneit.

- Advertisements -

Vendasit gjetën kafshët e therura në dy rrugë të ndryshme në Gjirin Batemans të shtunën, duke nxitur një hetim policor teksa të hënën arrestuan dy të dyshuarit, shkruan BBC.

Policia nuk dha asnjë informacion mbi motivimin e të akuzuar, teksa të njëjtit janë akuzuar për rrahje dhe vrasje të pamatur të kafshëve, dhe do të dalin në gjyq muajin e ardhshëm.

Sipas ligjit të Uellsit të Ri Jugor, kushdo që dënohet për mizori ndaj kafshëve përballet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë deri 15 mijë dollarë.

Mesatarisht, rreth 50 mijë ankesa për mizori ndaj kafshëve hetohen nga “RSPCA” në Australi çdo vit.

LEXO EDHE:

Back to top button