Predhat thuhet se kanë vrarë dy persona pasi goditën një fermë në Poloni pranë kufirit me Ukrainën të martën, sipas mediave polake.
Është e paqartë se nga erdhën predhat, por ato u ranë në territorin e shtetit anëtari i NATO-s afërsisht në të njëjtën kohë kur Rusia nisi valën e saj më të madhe të sulmeve me raketa në qytetet ukrainase në më shumë se një muaj.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka mbledhur Komitetin e Këshillit të Ministrave për Çështjet e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, tha një zëdhënës i qeverisë.
Një zyrtar polak i tha CNN se asgjë nuk është konfirmuar ende dhe hetimi për incidentin po vazhdon.
Megjithatë, ministri letonez i Mbrojtjes Artis Pabriks shkroi në Twitter “ngushëllimet e mija për vëllezërit tanë polakë. Regjimi kriminal rus lëshoi raketa që synojnë jo vetëm civilët ukrainas, por edhe zbarkuan në territorin e NATO-s në Poloni. Letonia qëndron plotësisht me miqtë polakë dhe e dënon këtë krim”.
Nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet polake se raketat ruse kanë rënë në territorin polak.
Një tjetër anëtare e NATO-s, Estonia, i përshkroi raportet si “më shqetësueset”.
Ministria e Punëve të Jashtme estoneze komentoi në Twitter: “Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë.
“Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, komentoi Ministria e Punëve të Jashtme estoneze në Twitter. “Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë.”








