Dy viktima dhe 740 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Sot në Kosovë janë regjistruar dy raste të vdekjes nga koronavirusi i ri. Viktimat janë nga Peja dhe Klina. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 740 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra është publikuar pas testimit të 5.646 mostrave.
Më së shumti të infektuar janë shënuar në Prishtinë, gjithsej 187. Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 193 raste.
Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 48 pacientë, ndërsa raste aktive janë 8.544.