Në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar dy legjenda të futbollit. Ademi është takuar me legjendarin kroat Aljosha Asanoviç dhe Lus Figon.
“Sot në Tiranë, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pata kënaqësinë të takoj dy legjenda të futbollit dhe ambasadorë të UEFA-s, Aljosha Asanoviç dhe Luís Figo.
Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit” shkruan Ademi në njoftim./Indeksonline/








