Dy yjet nga Juventusi gati të kalojnë në Premier Ligën e Anglisë

Skuadra e Juventusit përgatitet për një eksod të madh këtë verë, teksa mundësia që të mos luajë në Europë po konkretizohet edhe më shumë. Me vetëm kampionatin dhe Kupën e Italisë në dispozicion, klubi bardhezi po studion mundësitë e duhura për të “zbutur” radhët, duke larguar ata lojtarë që kanë ofertat më të mira.

Sipas “Corriere Dello Sport”, sulmuesi Federiko Kieza ka hyrë në listën e lojtarëve të sakrifikuar, duke qenë se nuk ndihet shumë komod me trajnerit Allegri. Mes tyre nuk ka patur shumë respekt, ndaj dhe trajneri ka dhënë “OK” për ta lënë të lirë lojtarin nëse vjen një ofertë e mirë, rreth 60 milionë euro.

Për momentin, për Kieza janë interesuar nga Premier Liga ekipet e Liverpullit, Njukasëllit, Man. Junajted e Aston Villa. Por edhe Bajern Munihu e PSZH kanë shprehur interes, ndaj dhe “bardhezinjtë” janë gati t’i tregojnë derën.

Nga Premier Liga kanë shfaqur interes edhe për mbrojtësin brazilian Gleison Bremer, që erdhi te Juventusi sezonin e kaluar. “Bardhezinjtë” shpenzuan 50 milionë euro për të, por vështirë se mund të shitet po për atë shumë. Disa skuadra angleze po monitorojnë situatën dhe Juventusi është shprehur i gatshëm të negociojë edhe pse mund të dalë me humbje nga kjo lëvizje.

LEXO EDHE:

Back to top button