Dy zjarre aktive, një në malin Serta në Negotinë si dhe në Shtip në malin Ograzhden
Dy zjarre aktive, një në malin Serta në Negotinë si dhe në Shtip në malin Ograzhden

Zjarret janë ende aktive në malin Serta në Negotinë si dhe në Shtip në malin Ograzhden pranë kufirit bullgar.
Janë bërë ndërhyrje si nga toka ashtu edhe nga ajri, kështu që një helikopter i ushtrisë filloi të veprojë kundër zjarrit në malin Serta, poashtu dhe dy mjete të tjera për shuarjen e zjarreve.
Shtabi i krizës i komunës së Negotinës dje ka dalë me rekomandime për amvisëritë në fshatra dhe në qytet që të pastrojnë barishtet rreth oborreve, pronave dhe hapësirave tjera.