Dyshime për keqpërdorime në Fondin Shëndetësor/ Prokuroria dhe Policia me aksion në nivel shteti

Dyshime për keqpërdorime në Fondin Shëndetësor/ Prokuroria dhe Policia me aksion në nivel shteti

Dhjetëra persona dyshohen për shpërdorime shumëvjeçare të sistemit për ndarjen e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër dhe dhënie të paligjshme të së drejtës për pension invaliditeti. Policia nën udhëheqjen e prokurorit nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, po zhvillon aksion në më shumë lokacione në të gjithë territorin e shtetit. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për dyshime të bazuara për kryerjen e më shumë veprave penale me të cilat është dëmtuar Fondi Shëndetësor, por për shkak të shtrirjes së aksionit, nga Prokuroria thonë se informatat do të publikohen pas përfundimit të aksionit. Jozyrtarisht mes të ndaluarve ka mjekë, anëtarë të komisionit në fondin pensional, avokatë, ekspertë dhe menaxher kompanie konsulente.  Aksioni, siç mësohet jozyrtarisht, është një rast për të cilin Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë punon për një kohë më të gjatë. Në hetimin paraprak janë përdorur masa të posaçme, me të cilat janë regjistruar kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet të dyshuarve si dhe dhënie dhe marrje ryshfeti. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button