E ardhmja e Kumbullës mbetet mister

E ardhmja e Kumbullës mbetet mister

E ardhmja e Marash Kumbullës mbetet një mister. Mbrojtësi kuqezi nuk duket në planet e trajnerit Jose Mourinho dhe gjithmonë është parë si një zëvendësues për teknikun portugez.

Kjo mund të bëjë që Kumbulla ta mendojë sërish të ardhmen, pavarësisht se dëshira e tij është të qëndrojë në kryeqytet.

Torino është një nga skuadrat e interesuara për futbollistin shqiptar. Sigurisht nuk pritet të jetë një transferim i lehtë, pasi Roma dy sezone më parë shpenzoi afro 22 milionë euro për ta marrë nga Verona dhe e vetmja mundësi është që Torino ta afrojë Kumbullën në formë huazimi.

LEXO EDHE:

Back to top button