E ardhmja e Windows 11 është në këtë faqe

Microsoft po ofron një mënyrë më të thjeshtë për të gjithë përdoruesit e Windows 11 për të marrë informacion rreth veçorive të reja që vijnë në këtë platformë.

Kompania ka lançuar së fundmi një faqe zyrtare për të gjurmuar veçoritë e reja që do të prezantohen në muajt në vijim, si dhe për të informuar për ato që tashmë janë në proces zbatimi.

Megjithëse Microsoft zakonisht lëshon të paktën një përditësim të madh të Windows 11 çdo vit që sjell veçori të reja, Windows Insiders kanë mundësinë t’i shijojnë këto veçori para gjithë të tjerëve, pasi ata marrin akses të hershëm në veçoritë e reja çdo muaj.

Kjo faqe e re i lejon përdoruesit të gjurmojnë se cilat mjete dhe veçori të reja do të jenë të disponueshme në publikimet e ardhshme, si dhe kur këto ndryshime do të bëhen të disponueshme për një gamë më të gjerë përdoruesish si pjesë e përditësimeve të rregullta mujore.

Faqja e internetit, e cila është e disponueshme në këtë lidhje, ofron detaje mbi të gjitha veçoritë e reja që Microsoft planifikon të prezantojë në Windows 11, si dhe datat e pritshme të lëshimit për to.

Ngjashëm me faqen e internetit Microsoft 365 Roadmap, e cila u jep përdoruesve njohuri mbi veçoritë e reja në paketën Microsoft 365, faqja e internetit e Windows 11 Roadmap ofron transparencë në zhvillimin dhe zbatimin e veçorive të reja për sistemin operativ.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se informacioni në këtë faqe nuk është përfundimtar. Siç theksohet në blogun zyrtar të Microsoft-it, të gjitha informacionet mund të ndryshojnë, kështu që përdoruesit nuk duhet të habiten nëse një veçori hiqet nga lista, që zakonisht do të thotë se është anuluar, ose nëse afati për lëshimin e tij zyrtar ndryshon.

LEXO EDHE:

Back to top button