E bën simbolin serb, vajzat nga Kosova e akuzojnë miss-Serbinë se i mashtroi

Së fundmi është duke u mbajtur gara për “Miss Interkontinental” në Egjipt, dy shtetet shqiptare janë duke marrë pjesë në këtë garë. Shqipëria përfaqësohet nga Frontina Gashi e Kosova nga Besa Çitaku.
Pas imazheve me tre gishta që bënë ato me miss Serbinë, kanë treguar të gjithë historinë e fotografive të cilat kanë bërë buje në rrjete sociale.
Ato kanë treguar në detaje se si i ka mashtruar Miss Serbia, Valentine Petrovic që të bëjnë fotografinë me simbolin serb, pasi ajo bëri shqiponjën dykrenare.
“Erdh në dhomë tonë t’u qajtë dhe na tha: a mund ta bëjmë një foto me tre gishta, t’ia dërgojë menaxherit tim se po më kërcënojnë. Ne e bëmë për të dhe familjen e saj, dhe në momentin që e kemi bërë fotografinë, ajo është shpërndarë nëpër portale, dhe na ka qit në grackë”, janë shprehur vajzat nga Kosova.