E blen për 5 mln euro, tani vlen 1 miliardë !?

Barcelona dhe Pedri Gonzales kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës, ndërsa lajmi i fundit vjen nga Fabrizio Romanos, sipas të cilit klauzola e re e lirimit të futbollistit në fjalë do jetë një miliard euro. Kjo kluazolë do të jetë më e shtrenjta në historinë e klubit katalnuas, pasi Pedri po konsiderohet si ndër futbollistët më të rëndësishëm për të ardhmen e Barces.
Futbollisti spanjoll është vetem 18 vjeçar, por “pesha” e tij në këtë ekip është shumë e madhe. Gjatë sezonës së kaluar ai kishte zhvilluar 37 ndeshje në La Liga, ndërsa kishte regjistruar tri gola dhe tri asistime.
“Magjistari i vogël” u transferua në “Camp Nou” në vitin 2020, ndërsa për shërbimet e tij i kishin paguar Las Palmas, një shumë rreth pesë milionë eurosh.