E dashura i Putinit fshihet në Zvicër me 4 fëmijët e tyre

Sipas të përditshmes “New York Post”, e dashura e Vladimir Putinit, ish-gjimnastja ruse Alina Kabaeva, “është fshehur në Zvicër, në një shtëpi shumë private dhe shumë të sigurt, me katër fëmijët e saj. Sipas burimeve të konsultuara, ato kanë dy vajza binjake 7-vjeçare, të lindura pranë Luganos së Zvicrës, në shkurt të vitit 2015. Besohet se kanë edhe dy fëmijë të tjerë.
Një burim shpjegoi: “Fëmijët kanë të gjithë pasaporta zvicerane. Mendoj se edhe ajo, gjithashtu e ka shtetësinë helvete”.
Nga viti 1983 deri më 2014, Putin ishte i martuar me Lujmila, e cila e bëri atë baba të dy vajzave; Maria dhe Ekaterina, tashmë të rritura.
Po cila është Alina Kabaeva? Vajza e një ish-futbollisti sovjetik, Alina Kabaeva, një ish-yll i gjimnastikës ritmike ruse. Sot 38 vjeçe, ajo ka fituar dy herë medaljen e artë olimpike dhe kampionatin botëror. Sidoqoftë, në vitin 2001, në Madrid, fitorja e saj u anulua për doping. Më vonë ajo punoi si modele dhe sipërmarrëse, përpara se të hynte në botën e politikës. Nga viti 2007 deri më 2014 ajo ishte deputete e Dumës në radhët e partisë “Rusia e Bashkuar”. Në shtator 2014, ajo u bë kryetare e bordit të drejtorëve të “National Media Group”, një grup mediatik që kontrollon “Izvestia”, “Channel One” dhe “TV”.