E dëshironte Man. Siti, por Çellsi është më afër transferimit

Sipas gazetarit të njohur për merkato, Fabrizio Romano, skuadra e Çellsit është shumë afër që t’ia rrëmbejë nga duart Man. Sitit, transferimin e mbrojtësit të Brajtonit, Mark KuKurelja.

Që nga largimi i Oliver Zinçenkos, skuadra e Pep Guardiolas, është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë dhe KuKurelja ishte zëvendësimi ideal, por që krerët e Sitit po hezitojnë të paguajnë 50 milionë euro për të.

Kampioni anglez besohet se po ofron vetëm 40 milionë euro, gjë kjo që e ka shtyrë Çellsin të futet në garë dhe të rrëmbejë shërbimet e mbrojtësit spanjoll.

Çellsi tani po e kryeson garën për Kukureljan ku thuhet se ka mbetur vetëm të arrihet akordi i plotë me skuadrën e Brajtonit.

LEXO EDHE:

Back to top button