E fundit/ Shkarkohet drejtori organizativ i Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve

E fundit/ Shkarkohet drejtori organizativ i Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve

Sot është shkarkuar nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi, shkruan Alsat.

Ai është shkarkuar nga ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike.

“Ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot e shkarkoi nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi. Drejtori Organizativ i kësaj klinike shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike. Kontrolli është realizuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor” thuhet në njoftimin e MSH-së./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button