E goditi nxënësin me shqelma e shuplaka, parashtrohet aktakuzë ndaj zëvendësdrejtorit të një shkolle në Gostivar
E goditi me shqelma e shuplaka, parashtrohet aktakuze ndaj zëvendësdrejtorit të një shkolle në Gostivar

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit parashtroi aktakuzë kundër një personi për dhunë.
Siç njoftojnë nga prokuroria, i pandehuri më 26.11.2021 në cilësinë e zëvendësdrejtorit të shkollës fillore në fshatin Çegran të Gostivarit ndaj një nxënësi ka vepruar në mënyrë ku preket dinjiteti dhe personaliteti. Fëmija që ka qenë në klasë të 8 është njoftuar se bashkë me dy nxënës të tjerë është transferuar në një klasë tjetër.
Ai ka shkuar në katin e dytë të shkollës për ta marrë orarin, ndërsa i pandehuri është fjalosur me nxënësin dhe më pas ka nisur ta godasë me shqelma dhe shuplaka.
Nënësi ka marrë lëndime trupore dhe më pas rasti është paraqitur në polici.