E konfirmon Policia, një i plagosur me armë zjarri te “Kafet e Vogla” – të dyshuarit në arrati

E konfirmon Policia, një i plagosur me armë zjarri te “Kafet e Vogla” – të dyshuarit në arrati

Prishtina sonte nuk po gjen qetësi. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar tek vendi i njohur “Kafet e Vogla”.

Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një  person është plagosur.

I njejti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, tha Borovci.

LEXO EDHE:

Back to top button