E kryer, Arda Guler do të zyrtarizohet te Real Madridi

Fantazisti turk i Fenerbahces, Arda Guler tani mund të thuhet se është lojtar i ri i gjigantit evropian, Real Madridit. Sipas gazetarit të njohur Toni Juanmarti, adoleshent sensacional turk do të jetë lojtari i fundit që do t’i bashkohet “Los Blancos”, me një marrëveshje të përfunduar zyrtarisht.

Barcelona ishte favorit për të nënshkruar me adoleshentin ditët e fundit, përpara se ai të zgjidhte përfundimisht kalimin te “Los Blancos”, të martën mbrëma. Sipas “El Larguero”, Guler ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin, duke e mbajtur atë në klub deri në fund të sezonit 2028-29. Ai pritet të fluturojë drejt kryeqytetit spanjoll për të finalizuar transferimin.

Kosto e transferimit thuhet se është 20 milionë euro, një klauzolë shitje prej 20 për qind e mbajtur nga klubi turk dhe disa bonuse. Ndryshe, Guler është nënshkrimi i pestë i Real Madridit këtë verë, pas Fran Garsia, Brahim Diaz, Xhud Belingam dhe Hoselu Mato.

LEXO EDHE:

Back to top button