E kryer, Leao do të firmos për Milanin

“Ylli” portugez, Rafael Leao nënshkroi ditën e djeshme kontratën e re me “kuqezintjë” e Milan, kontratë nga e cila “luzitani” do të përfitojë plot 7 milionë euro në sezon dhe do të zgjasë deri në verën e vitit 2028. Në kontratën e re, Leao kërkoi heqjen e klauzolës prej 100 milionë eurosh, mirëpo bordi i “djajve” të Milanos ka menduar të vendosë një shifër “faraonike” në rast se ndonjë klub dëshiron të përfitojë në mënyrë direkte shërbimet e 23-vjeçarit.

Sipas “prestigjiozes” italian, “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja e re mes klubit dhe portugezit përfshin një klauzolë largimi prej 170 milionë eurosh, shifër kjo “e llogjikshme” kur mendon se çfarë është i aftë të sjellë Leao në fushën e blertë.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani, “ylli” i Milan ka arritur të gjejë plot 13 herë rrugën e rrjetës dhe të dhurojë 11 asistime për shokët e tij të skuadrës, në 44 paraqitjet e deri më tanishme për “kuqezinjtë” këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button