E kryer, Murisio Poketinjo do të ulet në stolin e Çellsit

Maurisio Poketinjo do jetë trajneri i ri i Çellsit. Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Sipas italianit, Maurisio Poketinjo do të nënshkruajë kontratë në ditët në vijim, por ai do të fillojë këtë kapitull të ri te Çellsi, në muajin qershor. Frank Lampard do të mbetet si trajner i përkohshëm.

Argjentinasi do të sjellë njerëzit e tij për stafin stërvitor, dhe pritet të diskutojë menjëherë strategjinë e transferimit me klubin. Kujtojmë se trajneru argjentinas ka qenë jashtë futbollit që kur u largua nga roli i tij me Paris Saint-Germain.

Poketinjo u bë i njohur në Espanjol dhe Sautempton, përpara një periudhe jashtëzakonisht të suksesshme me rivalët londinez, skuadrës së Totenhamit.

Ai i ndihmoi Totenhamin të kualifikoheshin në katër më të mirat në katër sezone radhazi, si dhe i çoi ata në një finale të parë të Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

LEXO EDHE:

Back to top button