E kryer, Reali nuk e vazhdon kontratën e Luka Mordriçit

Nga sezoni i ardhshëm, mesfushori kroat, Luka Modriç nuk do ta veshë më fanellën e Real Madridit  dhe do të jetë i lirë të zgjedh klubin e ri. Sipas “Cadena SER”, Modric është tashmë i vetëdijshëm për planet e së ardhmes së klubit, i cili në vitet e fundit po e rinon ekipin, mbi të gjitha në mesfushë.

Në muajt e fundit, ish-lojtari i Totenhamit ka luajtur pak, më saktësisht në periudhën kur Kamavinga e Tçuameni ishin të lënduar. Trajneri Karlo Ançeloti ndërkohë e ka justifikuar mosftesën e tij.

“Është një legjendë, nuk është e drejt të thirret për t’u ngrohur dhe të mos futet në lojë. Mund ta bëj këtë me Arda Guler, që është i ri, por jo me të”, u shpreh trajneri italian.

Në 24 ndeshje deri tash në të gjitha kompeticionet, veterani i mesfushës ka luajtur vetëm 14 herë nga minuta e parë dhe vetëm dy herë gjatë tërë lojës.

Gjithçka lë të kuptohet se ai do të vazhdojë të luajë, ndërsa do të jetë kapiten i Kombëtares edhe në Euro 2024. E më pas do ta zgjedhë ekipin e ri, një aventurë e re pas 12 vjetësh të kaluar në Real Madrid.

Kroati i ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë. Kulmin e arriti në vitin 2018 kur e fitoi çmimin më të rëndësishëm individual për një lojtar, “Topin e Artë”.

LEXO EDHE:

Back to top button