“E majta” e Apasievit me të gjitha mekanizmat kundër Ligjit të Shtetësisë

Partie E Majta thellon luftën kundër propozim-Ligjit për shtetësi. Deputetët e këtij subjekti njoftuan sot se do të propozojnë ndryshimin e Kodit Penal duke propozuar dispozitë e cila parashikon sanksionimin e keqpërdorimit të yllit Evropian. Paralajmëruan padi penale ndaj propozuesit zyrtar të ligjit, ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski dhe kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Do të propozojmë një nen të ri 353-g “keqpërdorimi i yllit evropian në procedurë parlamentare”. Me këtë zgjidhje ligjore të propozuar me procedurë të shkurtuar parashikohen dënime me burg nga 1 deri në 5 vite për propozuesin e autorizuar të ligjit i cili do ta keqpërdor yllin evropian. Parashikohen dënime edhe për personat zyrtarë duke nisur nga kryetari i Kuvendit deri tek presidenti përfshi edhe kryetarin e trupit punues në Kuvend – deklaroi Dimitar Apasiev, Deputet i partisë E Majta.

Opozita shqiptare e vlerëson nacionaliste dhe irredentiste fushatën e të Majtës. Sipas Skender Rexhepit, Ligji për shtetësi do të miratohet javën e ardhshme me çka do t’i jepet fund problemeve jetësore të personave apatrit.

Një subjekt politik i vogël si E Majta e cila ushqen vetën dhe elektoratin e saj të vogël me nacionalizëm nuk do t’i shkon gjatë për dore. Ata e kanë për obligim moral, njerëzor por edhe demokratik të tregojnë vërejtjen e tyre në Ligjin për shtetësi. Për faktin që nuk e kanë lexuar fare dhe vetëm merren me retorikë, kjo nuk do t’i kalon. Ligji për shtetësi do të miratohet. Nesër është në rënd dite – tha Skender Rexhepi, Deputet i ASH-AAA-së”.

Të enjten Kuvendi pritet të miratojë nevojën e propozim-Ligjit për shtetësi. Jo zyrtarisht javën e ardhshme do të thirret mbledhja e Komisionit për Çështje Evropiane, ndërsa në seancën e fundit për muajin korrik pritet edhe miratimi i ligjit.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button