“E Majta” kundër NATO-s/Mickoski: Mund të kemi bashkëpunim parazgjedhor

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski shpreh gatishmëri të ulet dhe të flasë për bashkëpunim parazgjedhor me këdo që mendon se qeveria e udhëhequr nga Zoran Zaev po keqmenaxhon vendin. I pyetur nëse është i gatshëm për bashkëpunim me partinë “E Majta”, qëndrimet e të cilës janë që vendi të dalë nga NATO, Mickoski tha:
“Edhe në shtëpi nuk do të pajtohem gjithmonë me Jovanin, Rozen dhe Antonion. Por kemi një qëllim, të ndërtojmë së bashku familjen tonë. Nëse kemi një qëllim të përbashkët, i cili është i përbashkët mbi të gjitha qëllimet tjera, mund të ulemi dhe të komunikojmë mosmarrëveshjet tona, të negociojmë dhe t’i zgjidhim”, tha Mickoski.