E Majta vs VMRO – Përplasje mes deputetëve në Kuvend, Gashi thërret sigurimin
E majta vs VMRO - Përplasje mes deputetëve në Kuvend, Gashi thërret sigurimin
Në pjesën për pyetjet e deputetëve në Kuvend, përplasjet u tensionuan dhe çuan në konfrontim verbal por edhe fizik mes deputetëve.
Përplasja ndodhi mes kreut të të Majtës, Dimitar Apasiev dhe disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Debati paraprakisht zhvillohej për atë nëse deputeti i Të Majtës, Rexhep Ismail, pa paralajmërim, mund t’i parashtrojë kryeministrit Mickoski pyetje, edhe pse nuk kishte paralajmëruar se kishte pyetje për kryeministrin.
Kryeparlamentari Afrim Gashi ka dhënë pushim për të qetësuar situatën.