Teksa sulmuesi norvegjez. Erling Hallaans po zbriste nga autobusi i ekipit kombëtar për t’u drejtuar në hotelin e ekipit në Oslo, dera e bagazhit u hap në të njëjtin moment. Si rezultat, dera goditi sulmuesin dhe i çau buzën, e cila filloi të rrjedhë gjak. Haaland u trajtua nga stafi mjekësor dhe mori tre qepje.
Sulmuesi i Sitit, madje bëri shaka për këtë në llogarinë e tij në “Snapchat”.
“Tashmë, dukem mjaft mirë kështu…”.
Kujtojmë që Norvegjia e tij do të përballet me Moldavinë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 të martën në mbrëmje.
Kujtojmë se ekipi i Erling Haaland janë në krye të Grupit I, me katër fitore të arritura, në katër ndeshje të zhvilluara,/Telesport.al
FOTO: Telesport








