E pabesueshme, “Old Trafford”-it i pikon çatia dhe tribunat mbushen plot me ujë

Në një sezon që shkoi si mos më keq për Man. Junajtedin, të besuarit e Erik Ten Hag kanë mundësinë që këtë sezon ta përfundojnë me një trofe të fituar.

“Djajtë e Kuq”, do të luajnë ndaj Man. Sitit në kuadër të FA Kupws dhe në rast se ‘Djajtë e Kuq’ do të kenë mundësinë të kualifikohen direkt në Ligën e Evropës nëse e mposhtin rivalin lokal. Sidoqoftë, ajo që ka marrë vëmendjen tani janë kushtet e stadiumit ‘Old Trafford’ me disa pamje që janë bërë virale në internet dhe kanë shqetësuar tifozët.

Për shkak të reshjeve të mëdha atmosferike, dhe faktit që çatia e stadiumit nuk është rinovuar ende u pa se si uji i grumbulluar po rridhte në ulëset e stadiumit.

Pas ardhjes së aksionarit të ri Xhim Retkliffe, ishte raportuar se një ndër prioritetet kryesore të tij do të jetë rinovimi i ‘Old Trafford’ dhe mbetet të shihet në të ardhmen e afërt se a do të ndodhë kjo.

LEXO EDHE:

Back to top button