E pësuan kultivuesit e mollëve, pjeshkave dhe kajsive – Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar dëme të shumta

E pësuan kultivuesit e mollëve, pjeshkave dhe kajsive – Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar dëme të shumta

Gazetar: Avni Tahiri

Kultivuesit e mollëve të Prespës, pjeshkat dhe kajsitë e Rosomanit, por edhe disa kultura të tjera të pemëtarisë kanë pësuar dëme të mëdha nga ndryshimet klimatike dhe temperaturat nen zero të prillit, shkruan Alsat.

Sipas Ministrit të Bujqësisë, në disa kultura të pemëtarisë dëmet kanë shkuar deri në 100 %.

“Nga temperaturat nën zero, dëmet që kanë arritur deri tek unë si ministër shkon në 50 % ndërsa në disa vende edhe 100 % të pemëve. Rosomani është i prekur seriozisht dhe pikëpyetje se a do të kemi pjeshkë nga këto sipërfaqe”, tha Cvetan Tripunovski – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.

Shkaku i uljes së temperaturave dhe dëmet e shkaktuara, këtë vit do të kemi prodhime deficitare të disa kulturave të pemëtarisë të cilat vitet e kaluara ishin shumë të kërkuara për eksport dhe ishin me cilësi të lartë.

“Mendoj se do të kemi deficit të disa kulturave bujqësore që i kemi pasur cilësore dhe janë kërkuar por me këto fatkeqësi natyrore do të jenë deficitare”, u shpreh Cvetan Tripunovski – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.

Sipas Tripunovskit, njësitë lokale kanë formuar komisione dhe pasi të vlerësohet dëmi në terren, elaborati do të dorëzohet në komisionin e qeverisë dhe me vendim të qeverisë do të dëmshpërblehen bujqit që pësuan dëme nga temperaturat e ulëta të prillit. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button