E rrallë! Simfonia e 10-të e Beethovenit përfundohet nga inteligjenca artificiale

Algoritmet janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Ka shumë gjëra që njeriu nuk i bën dot sot pa inteligjencën artificial, e duket sikur të paktën kreativiteti ka mbetur ekskluzivitet i trurit të njeriut. Por, po shtohen shenjat se edhe ky bastion po bie, thotë DW. Pasi kompjuterat i përfunduan deri në fund kompozimet e Gustav Mahlerit dhe Franz Schubertit, i erdhi radha Ludwig van Beethovenit.

Kur kompozitori ndërroi jetë në vitin 1827, ai e la të papërfunduar simfoninë e tij nr 10-të. Nga kjo vepër kanë mbetur skica me dorë, pjesërisht fragmente të papërpunuara. Me rastin e 250 vjetorit të lindjes së Beethovenit, vepra e tij, disi e vonuar për shkak të koronavirusit, me ndihmën e inteligjencës artificiale prezantohet në 9 tetor 2021 në kuadër të Festës së Beethovenit në Bon.

- Advertisements -

Për këtë koncerni Telekom, me seli po në Bon ngriti një ekip ekspertësh. Një grup kompozitorësh, studiuesish dhe informaticienësh u përpoq të analizonte stilin e kompozitorit gjeni dhe të mbaronte “të pambaruarën”.

Inteligjenca artificiale u furnizua me skica e shënime të Beethovenit si edhe partitura të kompozitorëve të kohës dhe u supozua sesi do t’i kishte zhvilluar vetë gjërat gjeniu i muzikës. Kështu u krijua kompozimi i ri artificial.

Ajo që na lejon inteligjenca artificiale është mundësia e ofrimit të një sekuence në 20 apo 100 variante të ndryshme. Kjo është e mrekullueshme, sepse nëse është punuar mirë me algoritmin, atëherë çdo tentativë bën sens“, thotë Robert Levin, studiues i muzikës nga Universiteti Harvard.

LEXO EDHE:

Back to top button