E rrëmbyen para shtëpisë, burri kinez ribashkohet me të birin pas 24 vitesh
Një burrë nga Kina është ribashkuar me djalin e tij pas 24 vitesh. Djali i Guo Gangtang ishte rrëmbyer në moshën dy vjeçare para shtëpisë së tyre në provincën e Shandong.
Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës, policia ishte në gjendje të gjurmonte identitetin e djalit të tij duke përdorur testimin e ADN-së. Mediat kanë publikuar foto nga momentin prekës kur Guo dhe gruaja e tij takojnë dhe përqafojnë djalin e tyre.
“Foshnja ime, u ktheve!” tha nëna e djalit. “Tani që fëmija im është gjetur gjithçka mund të jetë më e bukur tani e tutje.”, tha Guo para gazetarëve. /abcnews.al








