EBA rihap kufijtë me Katarin pas mbarimit të mosmarrëveshjeve diplomatike

Emiratet e Bashkuara Arabe do të rihapin kufijtë e tyre tokësorë, detarë dhe ajrorë me Katarin, pas dhënies fund të mosmarrëveshjeve diplomatike prej shumë vitesh.

Vendimi u njoftua nga agjencia zyrtare e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM, e cila citoi një zyrtar të lartë të Ministrisë së Jashtme.

Kjo vjen pasi udhëheqësit e Gjirit nënshkruan një marrëveshje të martën duke i dhënë fund përçarjeVE midis një blloku të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Katarit, në një samit vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), një grup i aleatëve të SHBA.

Në vitin 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti, ndërprenë lidhjet diplomatike, tregtare dhe të udhëtimit me Katarin.

Nënsekretari i Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Khalid Abdullah tha ”se vendi i tij do të fillojë t’i japë fund të gjitha masave të marra në qershor 2017 kundër Katarit”.

LEXO EDHE:

Back to top button