Ecje e rrezikshme mbi kabllon e vendosur mes dy kullave në Dubai
Ecje e rrezikshme mbi kabllon e vendosur mes dy kullave në Dubai

Estonezi Jann Roose, 37 vjeç ka marrë guximin të ecë nëpër një kabllo që ishte e ngjitur në dy kulla të Dubait që gjendeshin 100 metra larg njëra tjetrës. Kampioni i trefishtë botërorë, arriti të thyej një rekord tjetër duke ecur mes dy kullave Jumeriah në Dubai që janë 224 metra të larta. Performanca e tij shënon fillimin e edicionit të tretë të Samitit Billion, një ngjarje që mbledhë 15 mijë influencues dhe krijues kontentesh të mediave sociale. Pamjet e filmuara me dronë shfaqin të riun duke ecur mbi kabllo, i cili nuk shfaqte asnjë frikë derisa ishte në një lartësi të madhe. Kjo nuk është hera e parë që ai kryen ecje të tilla të rrezikshme, për faktin se eci mbi kabllo edhe nëpër shtete tjera të botës. /Alsat.mk