Ecuria pozitive në SHBA, injektohen 121 milionë doza të vaksinave anti-covid

Më shumë se 121 milionë doza të vaksinave anti-covid janë administruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konfirmimi vjen nga të dhënat e publikuara nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve. Shifra përbën 77 për qind të mbi 156 milion dozave të shpërndara në shtetet amerikane. Personeli shëndetësor ka injektuar rreth 2.4 milionë doza në ditë gjatë javës së fundit.

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve thotë se rreth çereku i popullatës, 79 milionë persona, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinave që luftojnë koronavirusit. Ndërsa 43 milionë janë imunizuar totalisht.

LEXO EDHE:

Back to top button