Edhe bastet favorizojnë Spanjën kundër Shqipërisë

“Furia e Kuqe” ka në dorë fatin e kombëtares së Shqipërisë në Gjermani, me “kuqezinjtë” që kërkojnë fitoren ndaj spanjollëve për të kaluar na fazën tjetër të këtij turneu. Skuadra e Luis de la Fuente ka siguruar kualifikimin për në “Play-Off” si e para e grupit B dhe në këto kushte tifozët shpresojnë që spanjollët të mos luajnë me “arsenalin” e rëndë ndaj kuqezinjëve.
Diferencat sigurisht janë të mëdha, por “kuqezinjtë” nuk i ndal asgjë për të shpresuar dhe ëndërruar deri në fund se mund të jenë pjesë e 16-të ekipeve më të mira të “Euro 2024”.
Të gjithë janë optimistë se ndaj Spanjën do të shkruajmë historinë, por pavarësisht dëshirës tonë bastet na “shuajnë” shpresat për një kualifikim të mundshëm.
Kështu fitorja e Spanjës kuotohet me 1.4, ndërsa barazimi me 4.7. Një fitore e mundshme e Shqipërisë që do të ishte historike vlerësohet me 7.5.