Edhe BDI pajtohet për Badenter në kushtetuese: Mbivotimi etnik, e tuprshme për Maqedoninë
Edhe BDI pajtohet për Badenter në kushtetuese: Mbivotimi etnik, e tuprshme për Maqedoninë

Për vendosjen e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese pajtohet edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas tyre, është e turpshme që në Gjykatën Kushtetuese të ndodhë mbivotim për çështje të rëndësishme etnike. Paralajmërojnë mekanizma mbrojtëse për parandalimin e situatave të ngjashme sikurse me balancuesin, në të ardhmen. Vendimi do të merret në kuadër të Frontit Evropian, thotë BDI-ja.
“Patjetër se duhet të vendoset një sistem i tillë i votimit të dyfishtë edhe në gjykatën kushtetuese por jo vetëm. Gjykata Kushtetuese si institucion më i lartë ta bjerë punën që të mbivotohet në baza etnike është e turpshme për një shtet demokratik i cili ka intenca që të aderoj kah Bashkimi Evropian”, deklaroi Ilir Hasani, BDI. /Alsat.mk